Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandati i LDK-së, Xhafer Tahiri është musafir sonte në debatin Zgjedhjet në Kohë në KTV.
Në pyetjen e gazetarit drejtuar Tahirit për pikën më të fortë të programit, Tahiri i përgjigjet se punësimi i grave dhe i fëmijëve është prioriteti kryesor në programin e tij.
“ Është një prej vendimeve të para që do të kemi në Kuvendin e Komunës është që do të subvencionojmë pagën për bizneset që punësojnë gratë , në pagën minimale në periudhë 6 mujore , dmth secilit biznes që krijon vende të reja pune për gratë në periudhën e praktikës” tha Tahiri.