Pilotët bullgarë refuzojnë të vozisin avionët rusë MiG-29

Prishtinë | 25 Tet 2017 | 09:50 | Nga

Disa pilotë nga Bullgaria kanë refuzuar të vozisin avionët sovjetik, MiG- 29, duke ngritur çështje të sigurisë se avionët mund të jenë të vjetruar.

“Disa pilotë nga baza ajërore Graf Ignatievo, nuk do të marrin pjesë në ushtrimet me avionë, sepse nuk ndihen të sigurtë”, ka thënë zëvendësministri i mbrojtjes së Bullgarisë, Atana Zapryanov.

Pilotët kanë shprehur shqetësimet për përgatitjet e dobëta, si mungesa e orëve të fluturimit, ka thënë Zapryanov, duke shtuar se avionët janë në gjendje të rregullt për fluturim.

Bullgaria i është bashkuar NATO-s në vitin 2004, por shumica e pajisjeve të saja ushtarake janë nga Rusia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme