Ekuipazhi i aeroplanit nga Ukraina që u përplas në Iran nuk ka kërkuar ndihmë dhe po provonin që të ktheheshin pas në aeroport para se të rrëzoheshin në tokë.
Sipas një raporti fillestar iranian të lëshuar të enjten 176 persona kanë ndërruar jetë në këtë tragjedi, shkruan Euronews.
Aeroplani i kompanisë, Ukrainian International Arilines u rrëzua vetëm pak kohë pasi fluturoi nga aeroporti ndërkombëtar i Tehranit, Imam Khomeini.
Hetuesit e Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit nuk kanë publikuar të dhëna sqaruese rreth kësaj tragjedie.