Skuadra e Formula 1, Williams ka vendosur të pushojë përkohësisht një pjesë të stafit, ndërsa pilotëve dhe stafit të lartë menaxhues i është ulur paga si rezultat i krizës së koronavirusit, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Javën e kaluar një lëvizje të ngjashme bëri edhe McLareni.
Williams në komunikatë ka njoftuar se një numër i punëtorëve është pushuar përkohësisht deri në fund të majit. Ndërkohë pilotëve George Russell e Nicholas Latifi dhe stafit të lartë menaxhues, do t’i ulet paga prej 20 për qind nga 1 prilli.