Pilulat kundër diellit nuk zëvendësojnë kremrat me faktor mbrojtës

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 13:04 | Nga

Administrata e ushqimit dhe e medikamenteve në SHBA, ka paralajmëruar që njerëzit të shmangin pilulat mbrojtëse nga dëmtimi i rrezeve të diellit.

Kjo sipas tyre, këto pilula nuk mund të përdoren si zëvendësues ndaj produkteve dhe kremrave tipike kundër djegies nga dielli.

FDA, po ashtu ka bërë të ditur se kanë dërguar letra paralajmëruese për kompanitë e shumta ilegale të marketingut të cilat posedojnë tableta të tilla.

Pilulat kundër diellit sipas tyre nuk mbrojnë nga dëmtimi i diellit e po ashtu nuk evitojnë rreziqet e kancerit të cilat raportohet se nxiten nga qëndrimi i gjatë nën rreze dielli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme