Një pjesëmarrës i koncertit në turneun e Pink-it në San Antonio, e irritoi këngëtaren duke ndërprerë një segment, ndërsa dënoi me zë të lartë praktikën e rrethprerjes që ndryshe njihet si “të bërit synet”, teksa bëri që fituesja e “Grammy-t” ta largonte atë nga vendi i ngjarjes.
Këngëtarja, 44 vjeçe, e cila është nënë e dy fëmijëve, vajzës 12-vjeçare Willow dhe djalit gjashtë-vjeçar Jameson, me bashkëshortin Carey Hart, 48 vjeç, u përfshi në një polemikë lidhur me këtë temë katër vjet më parë pasi përdoruesit e Instagrami vurën re për vendimin e saj për të bërë synet të birin.
Gjatë koncertit të së hënës në Alamodome, ylli i hitit “Get the Party Started” ishte në një segment akustik kur një pjesëmarrës në koncert bërtiti për të tërhequr vëmendjen e saj, shkruan DailyMail.
I pranishmi ngriti telefonin e tij me një mesazh ku shkruhej, “Rrethprerja: mizore dhe e dëmshme”.
“Çfarë thotë kjo? Oh, ju jeni duke bërë një pikë të plotë tani, apo jo? A ndihesh mirë me veten?”, i tha të pranishmëve këngëtarja e “Just Give Me a Reason”, emri i vërtetë i së cilës është Alecia Beth Moore.
Ylli i hitit “So What” pyeti me zë të lartë se pse i pranishmi shpenzoi kohë dhe para për të ndërprerë shfaqjen e saj me qellim të marrjes së një reagimi ndaj atij mesazhi.
“I shpenzove gjithë këto para për të ardhur këtu dhe për ta bërë atë?”, i tha ajo, duke shtuar “Do të më duhet të blej një çantë Birkin me atë lloj parash, hiqe atë mesazh”.
Ndërsa burri rrotullohej për t’u treguar fansave aty pranë mesazhin kundër synetisë në telefonin e tij, të pranishmit e tjerë e brohoritën.
“Ai dëshiron që të gjithë ju ta lexoni atë – ai erdhi këtu sonte për të folur për rrethprerjen”, tha ajo.
Pink u kërkoi rojeve të sigurisë në vend që ta shoqëronin burrin jashtë, duke menduar se ajo ndihej keq “që ai ia humbi kohën”.
Incidenti i mëparshëm në të cilin Pink ishte përfshirë në biseda për rrethprerjen ndodhi në mars të vitit 2019, kur ajo tregoi se kishte marrë komente “të neveritshme” pasi postoi një foto të djalit të saj të vogël në atë kohë ndërsa ai nuk kishte veshur një pelenë në plazh.
Ajo kishte rezervuar kritika të shumta nga ndjekësit në mediat sociale, të cilët e gjykuan Pink për bërjen synet të djalit të saj.