Pinterest pas daljes në bursë mund të vlerësohet me 9 miliardë dollarë

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Rrjeti social Pinterest synon të mbledh deri në 1.28 miliard dollarë në daljen në bursë dhe do të ofrojë 75 milionë aksione me vlerë mes 15 deri në 17 dollarë secila.

Sipas Bloomberg, shitja e këtyre aksioneve mund të dërgojnë vlerën e kompanisë në 9 miliardë dollarë.

Në fillim të vitit, Pinterest raportoi 756 milionë dollarë të ardhurat nga reklamat online për gjatë vitit 2018, një rritje me 60 për qind krahasuar me një vit më parë. Ndërsa, humbjet ranë në 63 milionë dollarë gjatë 2018-së nga 130 milionë dollarë që ishin në 2017-ën.

Rrjeti thotë se përdoret nga 265 milionë përdorues çdo muaj.

Shitja e aksioneve të kompanisë do të udhëhiqet nga bankat Goldman Sachs, JP Morgan Chase dhe Allen & Co. Dhe ka aplikuar për të dalë në burën e New Yorkut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme