“Pinterest” bllokon përmbajtjet kundër vaksinimit

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Pinterest është duke marrë një qëndrim kundër lëvizjes ‘anti-vaxxer’- kundër vaksinimit të fëmijëve – duke e fajësuar atë për nxitjen e shpërthimeve të fruthit në SHBA.

Pinterest ka bllokuar gjerësisht rezultatet e kërkimit për terma “vaksinim” ose “vaksinë”.

Megjithatë sipas Daily Mail edhe masa e dukshme radikale nuk arrin të mbajë postet anti-vaxxer larg përdoruesve.

Teoritë e gabuara për vaksinat se ato janë të rrezikshme dhe shkaktojnë autizmin janë duke u përhapur me të madhe në komunitetet online.

Kompanitë e mediave sociale e kanë gjetur veten “midis dy zjarreve”, lejimit të fjalës së lirë dhe të keqinformimit të rrezikshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme