Gerard Pique ka filluar të mendojë përtej futbollit. Mbrojtësi spanjoll që para pak javësh e bleu FC Andorran, tani do t’i futet botës së filmit.
Ylli i Barcelonës do të realizojë një film dokumentar për skuadrën katalonase. “Gjithçka ose asgjë” do të quhet filmi dokumentar për Barcelonën që do të realizohet nga Amazon Prime Video.
Madje skuadra e Barcelonës i ka lejuar Piques futjen e kamerave edhe në zhveshtoren e skuadrës për të dalur më origjinal ky film.
Sponzori gjeneral i skuadrës, “Rakuten” po tenton që të blejë të drejtat ekskluzive të transmetimit të këtij filmi. /gazetametro