Piraj: Qeveria Mustafa më e mira për reformat në ekonomi

Prishtinë | 16 Maj 2017 | 10:17 | Nga

Pronari i fabrikës së përpunimit të mishit “Meka”, Burim Piraj, ka thënë se Kosova nuk ka pasur qeveri më të mirë deri më tani se sa Qeveria “Mustafa” në aspektin e reformave në ekonomi dhe zhvillimit ekonomik.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Piraj ka thënë se pritjet kanë qenë të mëdha nga bizneset, duke i ndier ndryshimet pozitive.

Postimi i plotë i Pirajt:

“Tani që vendi po shkon në zgjedhje të lira unë dua të falënderoj qeverinë Mustafa, tërë kabinetin, të gjithë ministrat dhe stafin e tyre dhe dua t’i përgëzoj se sa i përket aspektit të reformave në ekonomi dhe zhvillimit ekonomik kanë qenë qeveria më e mirë që ka pas Kosova deri më tani.

Normal që ne kemi prit shumë më shumë dhe nuk kanë arritur nivelin e pritjeve tona mirëpo çdo firmë sidomos ato prodhuese i kanë ndier dhe përjetuar pozitivisht ndryshimet që i bëri kjo qeveri. Në aspektin politikë nuk dua të jap kurrfarë vlerësimi.

Shpresoj që pas zgjedhjeve vendi do të ketë qeveri edhe më të mirë se kjo po mos qo Zot të kthehemi në të kaluarën.

Suksese të gjitha partive, kandidatëve të pavarur dhe më në fund suksese shumë për popullin tim të dashur!

Rroftë populli shqiptar kudo që gjendet.

Qoftë paqja dhe mëshira e të Madhit Zot mbi ju!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme