Kandidati i LDK-së për deputet, Avdi Pireva ka thënë se programi i LDK-së është hartuar nga ekspertët e fushave përkatëse.
Ai ka thënë se në programin e LDK-së për sportin ka në fokus ka ngritjen e kapaciteteve infrastrukturore sportive.
Postimi i plotë i tij:
Programi i LDK-së me të cilin garojmë̈ për të qeverisur me vendin është hartuar nga ekspertēt e fushës nga secila lēmi.
Programi për sportin parasheh strategji te qartë të analizuar dhe projektuar në mënyrë profesionale dhe mbi nevojat reale të domosdoshme të zhvillimit për sportin.
Programi i LDK-së për sportin në fokus ka ngritjen e kapaciteteve infrastrukturore sportive, kujdes të veçantë në edukimin e arsimimit fizik në nivelin e shkollimit parashkollor, fillor , të mesëm e universitet.
Objektiv strategjik, në bashkëpunim me KOK dhe me federata, do të mundësohet:
-Ngritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore, në rend të parë për trajnerët e administratorët e sportit.
-Përmiresimi i infrastrukturës sportive në linjë me kërkesat e Federatave Ndërkombëtare.
-Masivizimi i sportit.
-Ligjin për menaxhimin e objekteve sportive e partneritetit publiko-privat.
Krejt këto e shumë më shumë arrihen me LDK 132 dhe me mua në Parlament