Andrea Pirlo ka konfirmuar zyrtarisht pensionimin e tij, pasi ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për New York City FC mbrëmë (e diel).
38-vjeçari italian gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadrat më të mëdha italiane: Interin, Milanin dhe Juventusin.
Pirlo gjithashtu ka luajtur shumë ndeshje me kombëtaren italiane, teksa fitoi edhe Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006.
Gjatë karrierës së tij, Pirlo ka fituar shumë trofe, por vetëm me skuadrën e Rossonerëve, Binaconerëve dhe kombëtaren Azzurre.
Si i ri në moshë, mesfushori i njohur italian ishte te skuadra e Brescias, ku në sezonin 1996/97 siguruan inkuadrimin në Serie A, pastaj në vitet e ardhshme ishte te Interi, por pa fituar ndonjë trofe.
Klubi i karrierës së Pirlos erdhi gjatë kohës së tij te Milani, ku fitoi dy herë titullin e Serie A, një Kupë të Ligës, një Superkupë të Ligës, dy Liga të Kampionëve, një Superkupë UEFA dhe një Kupë të Botës për klube.
Edhe te Juventusi, mesfushori italian fitoi shumë trofe, ku spikatin katër tituj të Ligës, një Kupë të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë.
Karriera e Pirlos me kombëtaren italiane gjithashtu ishte e trofeshme, ku fitoi një kampionat evropian nën 21 vjeç dhe Kupën e Botës.
Trofetë e fituar nga Pirlo: