Çdo vit paralajmërojmë. Çdo vit e dimë çfarë do të ndodhë. Dhe çdo vit dështojmë të veprojmë.
Pas festave numërojmë të lënduar, në të shumtën e rasteve fëmijë dhe të rinj, nga mjete piroteknike që nuk janë lodra.
Këto nuk janë aksidente, janë pasojë e neglizhencës, mungesës së kontrollit dhe dështimit institucional.
Asnjë “argëtim” nuk justifikon djegiet, zjarret dhe traumat që mbeten përjetë.
Institucionet duhet të zbatojnë ligjin. Prindërit duhet të mbajnë përgjegjësi.
Siguria publike nuk është zgjedhje. Është detyrim ligjor dhe moral.