Pishina e Gërmisë e zbrazur, pak vizitorë këtë vikend

Prishtinë | 27 Kor 2024 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse është vikend, pishina e Gërmisë është e zbrazur. Të shtunën, kjo pishinë kishte numër të vogël të vizitorëve, raporton Ekonomia Online.

Nga fotografitë e dërguara në adresë të EO-s, shihet një numër relativisht i vogël, krahasuar me ditët e para kur është hapur kjo pishinë.

Pishina e Gërmisë e njohur edhe si Liqeni i Gërmisë është një pishinë e tipit të hapur me ujë të freskët (të ëmbël) në pjesën periferike të kryeqytetit të Kosovës, në një distancë prej afër 5 km nga qendra e Prishtinës. Ajo është ndërtuar në vitin 1987 dhe ndodhet në kuadër të Parkut të Gërmisë.

Të ngjashme