Mesfushori boshnjak, Miralem Pjaniç është prezantuar te skuadra e Juventusit.
Ish-mesfushori i Romës, ka treguar pse ka zgjedhur numrin numrin 5 në fanellën e tij.
Pjaniç tha se këtë fanellë e ka zgjedhur pasi edhe lojtari i tij i preferuar, Zinedine Zidane, e mbante në fanellë kur kaloi nga Juventus te Real Madrid.
Pjaniç deklaroi se është i lumtur që u transferua tek skuadra Juventine, pasi shpreson se me këtë skuadër të fitojë Champions League dhe Serie A.