Pjesa më e madhe e buxhetit të Podujevës për ujërat e zeza dhe asfalt

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 08:57 | Nga

Vërejtje të shumta janë dhënë nga këshilltarët komunalë të Podujevës, madje edhe nga ata të pozitës për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2019-2021.

Përveç kritikave për planifikim jo të mirë, Ekzekutivi komunal është kritikuar edhe për investime në fshatrat e drejtorëve e për mosharmonizim të KAB-it me dokumentet e tjera të domosdoshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këshilltarja e LVV-së, Doruntina Hasani, ka thënë se përpilimi i dokumenteve për zhvillim lokal është i domosdoshëm për arritjen e synimeve zhvillimore të Komunës dhe gjithashtu përpilimi i këtyre dokumenteve e ka një rend logjik duke filluar nga hartimi i Strategjisë së Zhvillimit Lokal, hartimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore dhe Buxhetit për çdo vit fiskal.

“Ky parim bazë profesional është shkelur për arsye se komuna jonë nuk e ka hartuar Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal për vitet 2019-2021 dhe këtë e ka paraparë në këtë kornizë për vitin 2019 e që nënkupton se kjo kornizë është hartuar para Planit Zhvillimor Ekonomik Lokal, e që patjetër duhet të jetë e kundërta”, ka thënë Doruntina Hasani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme