Pjesëmarrja në zgjedhje pritet të jetë e ultë, shkaku i eksodit

Prishtinë | 06 Dhj 2024 | 17:17 | Nga Astrit Gashi

Këtë fundjavë, partitë politike në Kosovë do të përfundojnë listat e tyre për kandidatët për deputetë.

Duke marrë parasysh përvojën time në analiza zgjedhore në Suedi, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, dëshiroj të ndaj disa mendime mbi situatën aktuale politike në Kosovë.

Fatkeqësisht, në Kosovë mungojnë gazetarët dhe mediat që të organizojnë debate politike cilësore. Me vetëm dy muaj deri në zgjedhje, situata politike është e paqartë dhe ka shumë skepticizëm për pas deshtimit total kryeministrit aktual, Albin Kurti. Ai akuzohet për dështim në përmbushjen e premtimeve, izolimin e vendit dhe për lojëra të rrezikshme në veri, të cilat dyshohet se janë të koordinuara.

Nga ana tjetër, opozita po përballet me kritika për listat e saj zgjedhore. Shumëkush mendon se këto lista janë të dominuara nga “klanet” dhe milionerët. Në partitë si LDK, PDK dhe AAK, duket pothuajse e pamundur që dikush nga jashtë të sfidojë kandidatët që janë milioner në listat zgjedhore.

Sygjerim: Për ata që aspirojnë të hyjnë në parlament, duhet të kuptojnë se në këtë sistem, pa një buxhet mbi 300 mijë euro për fushatë, mundësitë janë minimale. Kjo është një pasqyrë e hidhur, por reale për mënyrën se si funksionon politika aktuale në Kosovë. Duke ditur së tashme se votohet për 10 vete në listë votat per te hyre ne parlamet jane me kater shifra! 10 mije vota nuk mjaftojne! Filtrimi i disa deputeteve me gazetarë mercenare nuk i sjell vota! Ata do të fitojnë si thotë populli të trashtë e surlës!

Në javën e ardhshme, do të publikoj një listë me 10 kandidatët që mendoj se meritojnë të jenë pjesë e parlamentit nga secila parti. Besoj se të paktën 80% e tyre do të fitojnë mandate.

Diaspora mbetet një faktor i rëndësishëm, por frika nga pjesëmarrja e saj është e ekzagjeruar. Numri i mërgimtarëve që mund të udhëtojnë drejt Kosovës për të votuar në shkurt (me fluturime për në aeroportin “Adem Jashari”) vlerësohet të jetë rreth 30 mijë – një shifër e barasvlershme me popullsinë e një komune mesatare. Prandaj perqendrimi i partive ne diaspore është me teper për me gjetë ndonjë Lekë për fushatë sesa votë!

Megjithatë, me dy muaj deri në zgjedhje, një numër rekord qytetarësh ende nuk kanë vendosur për kë të votojnë.

Për më tepër, eksodi masiv i vitit të kaluar pritet të ndikojë negativisht në pjesëmarrjen në zgjedhje. Vlerësimi im është se pjesëmarrja maksimale mund të arrijë rreth 35%.

Të ngjashme