Pjesëtarët e AKI-së e kanë detyrë të veprojnë fshehtas – naivitet rasti në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 06 Dhj 2024 | 17:07 | Nga Arbër Jashari

Shumë naivë me doken ata mashtrues që për qellim të përfitimit material, ose çfarëdo qëllimi tjetër e prezantojnë veten si pjesëtarë të AKI-së, ndërsa hala ma naivë, ata njerëz që ju besojnë.

Në Fushë-Kosovë, policia e paska arrestuar një person me emrin R. B., 53 vjeç, shtetas i Serbisë, i cili po dyshohet se nga muaji prill, në vazhdimësi është prezantuar tek disa qytetarë si zyrtar i lartë i AKI-së, dhe nga atëherë, kush e di sa njerëz ka mundur t’i dëmtojë.

Raste të ngjashme ka pasur edhe më herët.
Duhet me ditë gjithkush se pjesëtarët e AKI-së, sikur të gjithë anëtarët e shërbimeve intelegjente kudo në botë, e kanë mision, detyrë, punë dhe obligim të veprojnë fshehtas – në konspiracion.

Pra ata nuk prezantohen kurr si pjesëtarë të shërbimit intelegjent, edhe nëse janë vertetë të tillë. E dyta, ata nuk guxojnë të kërkojnë favore, e lëre më të përfshihen në aktivitete të tjera, si shitblerje ose të ngjashme, sepse ligji ua ndalon punët tjera përveç punës në Agjenci.

Andaj qytetarët duhet të jenë vigjilentë dhe të mos bien pre e mashtruesve dhe në rast se përballen me diçka të ngjashme, ta raportojnë.

Prezantimi i rremë si person zyrtar, është veper penale dhe mund të denohet deri në tri vjet burgim (neni 409 i KPRK-së).

Të ngjashme