Me rastin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, e cila shënohet në të gjithë botën më 26 prill, Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, tregon gatishmërinë, përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm drejt bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mbrojtjen e pronësisë intelektuale.
Duke e ditur se pronësia intelektuale, që përfshin pronësinë industriale dhe të drejtat e autorit në Republikën e Kosovës, është e bazuar në Kushtetutë dhe e mbrojtur me ligj, Policia e Kosovës vazhdon të jetë e angazhuar në bashkëpunimin dhe koordinimin me të gjithë mekanizmat institucionalë, me qëllim të mbrojtjes së pronësisë intelektuale.
Përmes këtij njoftimi zyrtar dhe spotit sensibilizues, njoftojmë opinionin e gjerë se Policia e Kosovës me njësitet e saj relevante do t’i përgjigjet çdo thirrjeje në mbrojtje të pronësisë intelektuale dhe ndjekjes së shkelësve të saj.
Policia e Kosovës, përmes komunikatës që lidhet me këtë ditë, bëri thirrje që të angazhohemi së bashku në sensibilizimin, parandalimin dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale.