Është plaçkitur në orët e pasditës nga përsona të panjohur, Filiala e Bankës Kombëtare Tregtare, në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë.
Nga pamjet e Ekonomia Online shihet se ekipet e krim-teknikës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet.
Daut Hoxha, zëdhënës i policisë së Kosovës, konfirmon se se Policia ka marrë një informacion për grabitje në Bankën Kombëtare Tregtare.
Personi që ka tentuar grabitjen është i moshës 25-26 vjeç. Hoxha tha se nuk ka pasur të lënduar dhe personi i dyshuar për grabitje ka ikur nga vendi i ngjarjes, dhe Policia është duke u marrë me rastin.
Nuk dihet ende se sa është shuma e parave të vjedhura.