Një aventurë si në filmat e Hollivudit mund të cilësohet operacioni i policisë në Austri për arrestimin e një 42-vjeçari nga Kosova, i cili plagosi me armë dy shtetas rumunë.
Mediat austriake shkruajnë se Jeton N. po qëndronte me dy rumunët në kopshtin e shtëpisë së njërit prej tyre, ndërsa në konflikt e sipër me ta ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.
Ngjarja ka ndodhur në Amstetten, ndërsa shqiptari është kapur pas një ndjekjeje nga ajri me helikopter që zgjati rreth 70 minuta. Në aksion u përfshinë rreth 60 efektivë policie.
Të plagosurit janë një 41 vjeçar dhe një 25 vjeçar, indentiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, ndërsa ndodhen të dy në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, Jeton N. dëshmoi në polici, duke thënë se kishte qëlluar për t’u vetëmbrojtur.
Sipas mediave austriake, motivi i përplasjes me armë ka qenë ish e dashura e 42-vjeçarit, e cila jetonte pranë dy rumunëve. Raportohet se ajo ishte kërcënuar dhe ngacmuar nga të plagosurit.