Në rrugën “Isa Kastrati” në kryeqytet të enjten në mbrëmje dy grupe kanë gjuajtur me armë zjarri ndaj njëra-tjetrës.
Policia pas marrjes së informatës ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur një gëzhojë.
Sipas Policisë, pas mosmarrëveshjes që kanë pasur këto dy grupe e që kanë rezultuar me përdorim të armëve, dy veta kanë mbetur të lënduar. Ata më pas kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor nga ndihma e shpejtë dhe më pas janë liruar.
Kurse të dyshuarit janë arratisur, por që janë të njohur për policinë.