Dy persona kanë mbetur të plagosur në Rahovec, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar incidentin që ndodhi sot pasdite në rrugën “Fahri Fazliu”. Ai tha se viktimat janë dërguar në Spitalin Rajonal ‘Isa Grezda’ për trajtim mjekësor.
Elezaj po ashtu bëri me dije se dy të dyshuar janë dorëzuar në stacion policor, teksa Policia ka kryer bastisje ku janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë armë të ndryshme dhe municion.
“Rreth orës 16:40, është raportuar se dy persona në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec ishin qëlluar me armë. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe nga informacionet e para të marra është konfirmuar se dy persona, meshkuj të moshës madhore janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë të plagosur nga amë zjarri. Në ndërkohë në Stacionin Policor në Rahovec janë dorëzuar dy persona meshkuj të moshës madhore e që dyshohet se janë të përfshirë në rast. Lidhur me rastin është organizuar operacion bastisje ku janë konfiskuar gjashtë armë të ndryshme dhe municion. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, tha Elezaj.