Pesë persona janë lënduar sot pas një sulmi me thikë në qendër të qytetit Manchester.
Sipas raportimeve të BCC, një person është parë duke vrapuar me thikë drejt disa personave.
Policia kanë thënë se tre persona janë therur, ndërsa i katërti është lënduar.
Në lidhje me këtë sulm një person rreth moshës 40-vjeçare është arrestuar.
Kryeministri britanik Boris Johnson, ka thënë se është i shokuar me incidentin që ka ndodhur në Manchester.
“I shokuar me incidentin që ka ndodhur në Manchester dhe lutjet e mija janë me personat që janë lënduar”.
Dy femra, përfshirë një 19-vjeçare janë në gjendje stabile, përderisa një 50-vjeçar është duke u trajtuar në spital si shkak i plagëve të marra.