Plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen me helikopter në Tiranë

Prishtinë | 20 Shk 2021 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çorovodë. Pas një konflikti mes të rinjsh, kanë mbetur të plagosur dy persona.

Policia ka njoftuar se një 33-vjeçar ka goditur me thikë një 22-vjeçar dhe një 20-vjeçar.

Këta të fundit u transportuan menjëherë me ambulancë në spital, por situata e tyre u rëndua së tepërmi. Për pasojë, mjekët kanë bërë të mundur transportimin e tyre drejt spitalit të Traumës me helikopter.

Policia thotë se po heton ngjarjen. Ata janë vënë në kërkim të autorit të plagosjes së dyfishtë, i cili u arratis menjëherë pas ngjarjes.(tvklan)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme