Plagoset aksidentalisht prishtinasi

Prishtinë | 31 Mar 2018 | 16:01 | Nga

Një burrë nga Prishtina ka pësuar lëndime pasi u qëllua me armë nga një burrë tjetër.

Policia e Kosovës njofton se plagosja është bërë aksidentalisht, mirëpo gjuajtësi është arrestuar.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 15 në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’, të Kryeqytetit.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar pistoleta me një fishek.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme