Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, të dyshuar dy vëllezër

Prishtinë | 28 Kor 2026 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur për Ekonomia Online se rasti është raportuar rreth orës 02:00 në rrugën “Xheladin Hana”, ku policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri.

Klankosova.tv mëson se dy personat e dyshuar për kryerjen e veprës janë vëllëzerit A. Xhemshiti dhe A. Xhemshiti ( emra të njohur për redaksinë).

Sipas të dhënave fillestare, nga ky incident është lënduar një person, i cili dyshohet se është lënduar nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se njësitet relevante, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Të ngjashme