Një femër 18-vjeçare është plagosur sot në fshatin Orroberdë të Istogut në rrethana ende të pasqaruara.
Policia e Kosovës njofton se viktima M.M. është e lindur më vitin 02.10.2000 nga fshati Jablanicë i Pejës, ndërkohë që personi i dyshuar që kreu sulmin është i njohur për policinë dhe është në kërkim.
Viktima gjendet në spitalin rajonal Pejë, ku sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit dhe në koordinim të plotë, policia është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.