Një 24-vjeçar është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 15:30 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë. I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor që QKUK, raporton Ekonomia Online.
Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Njesitet policore menjëherë kanë dalur në vend ngjarje ku kanë konstatuar se bëhet fjalë për plagosje me armë zjarri”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti bëri të ditur se i plagosuri është L.Rr i lindur më 1994.
“I plagosur është L.Rr 1994, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërkohë që njesitet policore po merren me rastin”, ka shtuar Ahmeti.