Plagoset një 24-vjeçar në Prishtinë, dërgohet për trajtim në QKUK

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 18:05 | Nga Mehmet Krasniqi

Një 24-vjeçar është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 15:30 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë. I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor që QKUK, raporton Ekonomia Online.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Njesitet policore menjëherë kanë dalur në vend ngjarje ku kanë konstatuar se bëhet fjalë për plagosje me armë zjarri”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se i plagosuri është L.Rr i lindur më 1994.

“I plagosur është  L.Rr 1994, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërkohë që njesitet policore po merren me rastin”, ka shtuar Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme