Dy persona janë rrahur në lagjen Ulpiana të Prishtinës, mëngjesin e sotëm. Konflikti mes tyre ka përfunduar me therje me thikë.
Policia njofton se i plagosur ka mbetur një 36 vjeçar.
Ndërsa, për rastin policia ka arrestuar personin me inicialet F. D , 52 vjeç.
Nuk dihen motivet e ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sot rreth orës 08:30 nga njësite të stacionit policor Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për lëndim trupor.
Rasti, lëndim trupor, ka ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshje në mes të dy personave, ka rezultuar me një rrahje, me ç’ rast një prej tyre:
-D.Z , 36 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.
Personi i lënduar është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor, ndërkohë që lidhur me këtë rast, policia ka arrestuar personin e dyshuar:
F. D , 52 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar.
Aktualisht hetuesit janë duke kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.