Mbrëmë në orën 23:50 është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri në rrugën “Hasan Prishtina” në Podujevë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para të ekzaminimit dhe atyre të intervistimit janë ngritur dyshimet se aksidentalisht në shtëpinë e saj, me armë zjarri është plagosur; Sh. Zh. 58 vjeç, femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cila ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK.
Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet operativo – policore, janë sekuestruar dy armë zjarri;
◘ Një Revole e tipit GLOCK
◘ Një Revolver i tipit ZASTAVA, si dhe,
◘ Trembëdhjetë copë fishek.
“Ndërlidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacionin policor dy persona të dyshuar;
▪︎ N. Zh mashkull, 62 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe
▪︎ M. Zh mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet të jenë implikuar direkt në rast”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.
“Hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin përderisa të dyshuarit janë proceduar me tutje për lëndim të rëndë trupor si dhe mbajtje në pronësi, posedim të pa autorizuar të armëve”, përfundon njoftimi i policisë.