Në fshatin Livoq i Epërm dje është arrestuar një burrë me dyshimin se ka plagosur një tjetër.
Policia thotë se i dyshuari pasi kishte kryer vjedhjen në ikje e sipër ka plagosur me armë zjarri viktimën, transmeton Koha.net.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë, i cili pasi ka kryer një vjedhje, në ikje e sipër ka plagosur me armë zjarri në këmbë viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi”, thotë PK.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.