Një person është plagosur me armë zjarri në Drenovc të Prishtinës, sot rreth orës 15:00.
I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërsa, policia pas hetimeve ka arritur ta identifikojë edhe të dyshuarin, i cili është në kërkim.
“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar L.B (i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë për Paparacin Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.