Një person është plagosur në fshatin Doganaj të Kaçanikut pas një përleshje me një person tjetër.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
“Rreth orës 16:15 në fshatin Doganaj në Kaçanik ka ndodhur një përleshje apo rrahje në mes dy personave ku njëri nga ta ka përdorur armën e zjarrit. Me të marrë informatën policia dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes”.
Ai ka thënë se personi i lënduar është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Kaçanikut dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Gashi ka deklaruar se personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Policia është duke i ndërmarrë veprimet e duhura për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar i cili është larguar nga vendi i ngjarjes”.