Sot në rrugën e Tranzitit në lagjen Arbana në Prizren një person është plagosur me armë zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi.
“Viktima është duke u trajtuar në emergjencë në spitalin rajonal të Prizrenit. Sipas raportit të mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë”, tha Veseli.
Gashi bëri të ditur se ekipet relevante janë në vendin e ngjarjes duke e ekzaminuar rastin.