Një person është plagosur me armë zjarri nga një person tjetër i cili është arratisur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 21:40, në Prizren.
Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
“Viktima mashkull kosovar është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për shkak se ishte plagosë me armë e zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat janë duke e hetuar rastin, ndërsa gjendja e viktimës sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.