Plagoset një i ri në kryeqytet

Prishtinë | 21 Tet 2016 | 18:50 | Nga

Një person i moshës 19-vjeçare është plagosur sot me armë zjarri në kryeqytet. Ai menjëherë është dërguar për tretman mjekësorë në QKUK.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në orën 16:00 në rrugën ‘Azem Gafurri’ në Prishtinë e kemi marr informatën për një të plagosur me armë zjarri, i moshës 19-vjeçare i cili është dërguar për tretman mjekësorë”, tha ajo për lajmi.net.

Ndërkohë, Ahmeti bëri të ditur se personi i dyshuar është identifikuar nga ana e policicsë dhe janë në kërkim të tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme