Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, nën dyshimin se në Haxhaj të Rugovës ka plagosur aksidentalisht një person, raporton Ekonomia Online.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore nga arma e zjarrit, dhe është dërguar për trajtim në QKUK.
“Njësitet relevante menjëherë kanë shkuar në emergjencën e Spitalit, aty kanë takuar dëshmitaret e rastit të cilët deklarojnë se deri ishin në shtëpinë e viktimës ne fshatin Haxhaj-Rugovë, aksidentalisht ka shkrepur arma nga i dyshuari dhe është plagosur viktima. Viktima e rastit pas intervenimit ne Spitalin Rajonal në Pejë, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.