Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Durrës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 18-vjeçari me iniciale S.K.
Siç bëhet me dije, në pranga janë vënë autori i ngjarjes, 17-vjeçari me iniciale A.P si dhe shoku i tij, 17-vjeçari me iniciale B.Gj.
Arrestimi i shokut të autorit është bërë pasi ka ndihmuar që të fshehë armën e zjarrit me të cilën ka kryer veprën penale.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku pas një konflikt banal, i riu qëlloi me armë në këmbë S.K. 18 vjeç, banues në Durrës.
I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Policia thotë se është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.