Policia ka arrestuar një person nga Gjilani në rrugën “Arben Ramadani” pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K-Shqiptar.
Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor.
“Njësiti i hetimeve ka intervistuar edhe një të dyshuar mashkull K-Shqiptar dhe sipas tij deri te plagosja ka ardhur pasi që i dyshuari duke manovruar me armë aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe e ka goditur viktimën”, thuhet në raportin e Policisë.
Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 6.35 mm e cila dyshohet të jetë shkrepur nga arma e llojit “Ekol Tuna “, e cila është konfiskuar.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje.