Plagosje në Suharekë

Prishtinë | 15 Kor 2018 | 13:36 | Nga

Një burrë ka mbetur i plagosur në Suharekë pas një përleshje natën e djeshme.

Policia ka njoftuar se mbrëmë pas orës 1, në fshatin Shirokë të Suharekës janë përleshur dy burra.

Pas fjalosjes njëri nga ta ka shtënë me armë në drejtim të tjetrit duke e plagosur.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme