Dje në fshatin Hajvali të Prishtinës është plagosur me armë zjarri një 18-vjeçar.
Njësitë policore në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe konfiskuar gëzhoja të armës së zjarrit, njofton raporti policor.
Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.
Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull (i mitur) i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.