Tri ditë para se ta përfundojë Ramazanin e 94 që po agjëronte, ndërroi jetë.
106 vjeçari Nazim Neziri nga Remniku u Vitisë vdiq të enjten, pak para darkës së muajit të shenjtë, njofton Klan Kosova.
Ai u varros pa ndonjë organizim e as pamja nuk u hap shkaku i pandemisë.
E nipi i tij, i cili ishte përkujdesur vazhdimisht për të, thotë se deri në momentin kur ndërroi jetë gjyshi i tij ishte në gjendje të mirë dhe nuk kishte shfaqur ndonjë problem shëndetësor.