Antonio Conte, ka bërë një ‘revolucion’ tek skuadra e Chelsea, duke bërë disa transferime gjatë verës, duke shitur lojtarë, duke ndërruar formacionin e kështu me rradhë.
Ekipi nga Londra, ka shpenzuar rreth 120 milionë euro në merkato dhe Conte ka përkrahjen e presidentit Abramovich për cilin do lojtar që kërkon trajneri italian.
Sipas mediave britanike, trajneri ka ndërmend të shes dhe të blej lojtarë në afatin e rradhës në janar. Largimet e mundshme nga ekipi jane Cesc Fabregas, Oscar dhe Obi Mikel, të cilët kanë minutazh shumë të paktë në ekipin e ‘Bluve’.
Chelsea për momentin po shikon për disa emra të ri, që mund të zëvendësojnë dy mbrojtësit John Terry dhe Branislav Ivanovich, të cilët i përfundon kontrata në fund të sezonit.
Mbrojtësi i parë në listën e preferuar të Contes, është Alessio Romagnoli, por lojtari konsiderohet i pashitshëm në janar, pasi që pronarët e rinjë që do ta blejnë klubin rossoner dëshirojnë ta mbajnë mbrojtësin italian. Emra tjerë që me mundësi mund të transferohen tek skuadra londineze, janë: Ben Davies nga Tottenhami, Ben Gibson nga Middlesbrough dhe Michael Keane nga Burnley.
Emri më i pelqyer për sulm, është francezi Griezmann por që duket i pamundur transferimi i tij në merkaton e janarit.