Përfaqësuesi i Lartë i BE’së Josep Borell ka zbuluar se Kosovës e Serbisë plani franko gjerman u është dorëzuar në pranverë. Opinioni kosovar vetëm gjatë shtatorit u njoftua, nga mediat, se ka një tentativë nga Parisi e Berlini për një marrëveshje. Qeveria Kurti pas “dekonspirimit” me vështirësi e pranoi ekzistencën e planit, ndërsa në tetor u angazhua thellësisht në negociata, duke u dërguar përgjigje e propozime sponsorëve të propozimit.
Kryeministri Albin Kurti ka qenë në dijeni qysh para verës për planin franko-gjerman, që tani është tema kryesore në fjalorin politik të vendit e rajonit. Shefi i qeverisë që ka qenë kritik i rreptë i qeverive të kaluara për mungesë transparence, gjatë muajve të verës ia ka dalë ta ruaj me lehtësi sekretin.
Por, heshtja e thye pas publikimit të lajmit se në Kosovë e Serbi është dorëzuar një plan që synon të normalizojë raportet mes palëve, pa njohje formale të Kosovës nga ana e Serbisë.
Tetori ka qenë muaji kur për planin franko-gjerman u dhanë më së shumti detaje. Atë e konfirmuan edhe amerikanët edhe evropianët, duke thënë se një ditë pritet edhe të publikohet në tërësi, pa treguar se kur.
Ditëve të fundit, si duket palët edhe kanë pasur afate për t’u çuar sponsorëve të dokumentit përgjigje rreth propozimit, derisa nuk dihet saktë se për të satën herë e kanë bërë këtë. Tentimi për të të arritur marrëveshje po bëhet me anë të asaj që njihet si ‘shuttle diplomacy”, por nuk po mungojnë as vizitat e ndërmjetësve në Prishtinë e Beograd.
Përfaqësuesi i lartë Josep Borell, me disa muaj vonesë, të premten, nëpërmjet një video zbuloi detaje se kur është dorëzuar plani, pa hyrë në pjesën e përmbajtes. Qëllimi i propozimit, sipas Borell, është që marrëdhëniet Kosovë -Serbi të bëhen më normale.
“Para verës ne ua prezantuam planin të dyja plavëve Serbisë dhe Kosovës në mënyrë që të tejkalojmë krizën permanente. Kemi kërkuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrdhënieve mes tyre dhe u jam shumë falënderues Gjermanisë dhe Francës për këtë propozim. Kemi marrë përgjigje nga të dyja palët, po i studjojmë dhe ky është një rast i mirë që ata duhet ta shfrytëzojnë në mënyrë që raportet mes Prishtinë dhe Beogradit të bëhetn më normale le të themi” tha Borell, transmeton Express.
“Për të ecur përapra në rruëgn eeuropiane ky normalizim është shumë i rëndësishëm dhe në ditët e ardhshme do të shohim se cila është përgjigje e tyre për këtë propozim dhe shpresoj se ai do të përfaqësijë një përparim dhe një hap përpara në këtë proces” shtoi ai.