Juventus dhe trajneri Massimiliano Allegri kanë filluar planifikimin e sezonit të ri.
Palët janë takuar të hënën në Torino duke konfirmuar bashkëpunimin edhe për stinorin e ardhshëm.
Por, mediat italiane raportojnë se në takim është biseduar edhe për strategjinë e afatit kalimtar të verës.
Allegri thuhet se ka kërkuar blerjen e mesfushorit të Lazios, Sergej Milinkovic Savic, përcjell lajmi.net.
Kurse, tifozët e Juventusit kanë mbetur të befasuar me gatishmërinë e klubit për ta shitur sulmuesin kryesor, Gonzalo Higuain në rast të një oferte të mirë financiare në drejtim të tij, gjatë afatit kalimtar të verës.