Bashkëlojtari i Mario Balotellit te Nice, Asassane Plea, ka deklaruar se ai do të paguante 100 milionë euro për të transferuar sulmuesin italian.
Balotelli u anashkalua edhe njëherë nga Italia për miqësoret e tyre në muajin e kaluar, pavarësisht shënimit të 22 golave për Nice këtë sezon.
Shoku i tij te Nice, Plea, e bëri të qartë se sa ai vlerësoi partnerin e tij të sulmit te skuadra franceze.
“Ai është një sulmues shumë i efektshëm, trajnimi me të është super dhe gjithmonë mësoj gjëra të reja prej tij”, ka thënë fillimisht Plea për Marca.