Plenkoviq: Kroacia do ta ndihmojë Kosovën në çështjen e liberalizimit të vizave

Prishtinë | 15 Nën 2021 | 12:49 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se do ta ndihmojë Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian dhe liberalizimit të vizave, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se shpreson që të vazhdojë dialogu Kosovë – Serbi.

“Ne punojmë që të ndihmojmë Kosovën në rrugën e saj evropiane e po ashtu do ta ndihmojë për liberalizimin e vizave. Ju e dini që Kroacia është anëtarja më e re aty dhe se do t’u ndihmojë sa i përket transformimit. Qëndrimi i Kroacisë është që të përkrahim dialogun e stabilitetit e të mos ketë situata si ajo para disa javëve. Kroacia është e interesuar të ketë marrëdhënie të mira me Kosovën dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë”, tha Plenkoviq.

Plenkoviq ka folur edhe për aksidentin e autobusit me pasagjerë kosovarë në Kroaci para disa muajve ku vdiqën dhjetë mërgimtarë kosovarë.

“Kemi shumë vend për të rritur më tepër ekonominë. Qëndrimi i përfaqësuesve të korporatave do të ndihmojë dhe do të kenë takim edhe me Telekomin”.

Plenkoviq ka shprehur mirënjohjen ndaj mjekëve që kanë ndihmuar në rastin e aksidentit në Slavonski-Brod, ndërsa ka treguar se në vizitë me të në Kosovë është edhe njëri nga mjekët që ndihmoi pasagjerët e lënduar kosovarë Josip Samaxhiq.

Të ngjashme