Plisat thonë se policia ia ndaloi udhëtimin për në Gjilan për ndeshjen Drita-Prishtina

Prishtinë | 24 Pri 2024 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Tifogrupi i madh, “Plisat” kanë thënë se janë ndaluar nga Policia e Kosovës në udhëtimin e tyre për në Gjilan.

Përmes një postimin në faqen e tyre, “Plisat” thanë se policia nuk ia lejoi udhëtimin pa ndonjë arsye.

“Plisat” po udhëtonin për në Gjilan, për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës mes Dritës dhe Prishtinës.

Reagimi i tyre i plotë, pa ndërhyrje:

DERI KUR?

Sot grupit tonë i është ndaluar paraqitja në Gjilan për ndeshjen futbollistike Drita-PRISHTINA. Edhe pse morem rrugen per ne Gjilan, per ndeshjen jetike te klubit tone te zemres, Policia e Kosoves na ndaloi ne Llabjan pa asnje arsye dhe nuk lejoi udhetimin e grupimit tone.

Ku qendron drejtesia kur ne ndeshjen e pare lejohen mysafiret, kurse ne ndeshjen kthyese nuk lejohen? A nuk duhet qe ne ndeshjet e Kupes se Kosoves tu garantohen vendet per tifozet mysafire, ashtu qe te kete barazi ne perkrahje te klubeve?

Pse vetem Prishtines po i neperkemben te drejtat ne kete forme?

Cfare ju pengon Prishtina?

Futbolli luhet per ne!

Nese nuk i keni kushtet, faj nuk ju kemi ne!

Të ngjashme